Postuar më: 23/10/2018

Zhvillohet takimi i parë i Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për Diasporën

Këshilli Drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për Diasporën ka realizuar mbledhjen e parë ku u diskutuan disa pika themeltare në lidhje me funksionimin e kësaj strukture. Ministri i Shtetit për Diasporën Z.Pandeli Majko pas një prezantimi të shkurtër të misionit të FSHZHD u kaloi fjalën antarëve të tjerë të këshillit për diskutime të mëtejshme. Në fund të mbledhjes këshilli vendosi të emërojë Drejtorin Ekzekutiv të propozuar, Znj Soana Jaupllari.

Gjatë kesaj mbledhjeje të parë këshilli gjithashtu shqyrtoi edhe rregulloren për funksionimin e “Këshillit Drejtues të FSHZHD”. Antarët e këshillit pas një diskutimi propozuan disa ndryshime në statutin e këshillit dhe në rregullore. Këto propozime do të rishqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Këshilli të FSHZHD e cila do të mbahet ditën e enjte.