Postuar më: 30/10/2019

Vizita në Ukrainë, takime me zv.ministren për Integrimin në Evropë dhe kryetarin e Komitetit Parlamentar për Politikën e jashtme

Ministri i Shtetit për Diasporën është duke zhvilluar një vizitë pune në Ukrainë. Dje, i shoqëruar nga Konsulli i nderit të Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, z. Shahin Omarov ka zhvilluar një takim pune me zëvendësministren për Integrimin në Evropë, në ministrinë ukrainase për Infrastrukturën, znj. Oleksandra Klitina, ku u diskutua për marrëdhëniet e përbashkëta mes dy vendeve.

 

Gjatë ditës së djeshme ministri Majko është takuar edhe me z. Bohdan Yaremenko, kryetari i Komitetit Parlamentar për Politikën e jashtme dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në Këshilli e Lartë të Ukrainës, ku fokusi i bisedës ishim marrëdhëniet Shqipëri-Ukraine, si dhe vëmendja ndaj komunitetit shqiptar në Ukrainë.