Postuar më: 16/02/2019

Vizita në Itali, ministri merr pjesë në konferencën “Diaspora shqiptare, pikënisje për formimin dhe zhvillimin e Europës”

“Diaspora shqiptare, pikënisje për formimin dhe zhvillimin e Europës”, ishte tema e konferencës së organizuar nga “Integra Onlus”, në Itali dhe fondacioni “Ura për të ardhmen”, në të cilin mori pjesë ditën e  sotme ministri i Shtetit për Diasporën.

Gjatë këtij takimi u diskutua për një bashkëpunim strategjik mbi tema thelbësore të politikave migruese, duke u përqendruar në veçanti te roli që kanë Diaspora të ndryshme si ura mes vendeve dhe kulturave të ndryshme, rëndësinë e dialogut social dhe fetar, në një vizion të përbashkët, me qëllim integrimin e popujve në një perspektivë të përbashkët europiane.

Ky ishte diskutimi i parë i një cikli të plotë seminaresh të cilët do të mbahen  në të ardhmen me fokus kryesor Diasporën.