Postuar më: 23/07/2021

Viti shkollor 2021-2022, miratohet vendimi për tekstet shkollore falas për Diasporën

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për çmimin dhe kategoritë që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, për vitin shkollor 2021-2022. Sipas këtij vendimi Qendra e Botimeve për Diasporën do të botojë dhe do të sigurojë falas për vitin shkollor 2021-2022 tekstet “Të mësojmë gjuhën amtare 1, 2, 3” për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë.
Do të përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra Botimeve për Diasporën nxënësit dhe mësuesit sipas përcaktimeve të vendimit të këshillit të ministrave nr. 443 datë 26. 06. 2019, “Për organizimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në Diasporë”.

Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu:

VENDIM Nr.448, datë 22.7.2021 PËR MIRATIMIN E ÇMIMEVE DHE KATEGORIVE QË PËRFITOJNË FALAS TEKSTET E BOTUARA NGA QENDRA E BOTIMEVE PËR DIASPOREN, PËR VITIN SHKOLLOR 2021–2022