Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për tekstet shkollore falas për Diasporën dhe kategoritë që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën për vitin shkollor 2019 – 2020.
Sipas këtij vendimi Qendra e Botimeve për Diasporën do të botojë dhe do të sigurojë falas për vitin shkollor 2019-2020 tekstet shkollore dhe ato plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë.
Do të përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra Botimeve për Diasporën nxënësit dhe mësuesit sipas përcaktimeve të vendimit të këshillit të ministrave nr.443 datë 26.06.2019, “Për organizimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në Diasporë”.
Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni të plotë vendimin dhe listën e teksteve shkollore për Diasporën për vitin shkollor 2019-2020: