Postuar më: 18/10/2018

U miratua nga Këshilli i Ministrave vendimi “Për financimin e projektit “Diaspora për Zhvillim” dhe zbatimin e tij nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin e propozuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën ‘’Për financimin e projektit “Diaspora për Zhvillim” dhe zbatimin e tij nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”.
Projekti ‘’Diaspora për Zhvillim’’ vjen si iniciativë e parë e FSHZHD, mbështetur edhe në eksperiencën pozitive dhe praktikën e mirë të vendeve të tjera, të cilat kanë një pjesë të mirë të popullsisë jashtë vendit.
Ky projekt synon të rrisë mundësitë socio-ekonomike dhe perspektivat e shqiptarëve nëpërmjet rritjes së angazhimit të diasporës.

Më poshtë, vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave në datën 17.10.2018:

VENDIM Nr.611 , PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “DIASPORA PËR ZHVILLIM” DHE ZBATIMIN E TIJ NGA FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS​, datë 17.10.2018