Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për çmimin e shitjes dhe kategoritë që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, “Tregime të moçme shqiptare” në pesë gjuhë dhe revistën letrare “Letra nga Diaspora”.
Do të përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra Botimeve për Diasporën nxënësit dhe mësuesit sipas përcaktimeve të vendimit të këshillit të ministrave nr. 443 datë 26. 06. 2019, “Për organizimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në Diasporë”.
Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu: