Postuar më: 15/10/2019

Takimi me përfaqësuesit e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut

Sot, ministri i Shteti për Diasporën priti në një takim përfaqësuesit e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut.

Drejtori i kësaj agjencie z. Ylber Sela tregoi mbi sfidat e dy-gjuhësisë me të cilat po përballet Maqedonia e Veriut, ndaj edhe qëllimi i kësaj vizite në Tiranë është njohja me praktikat e përdorimit të saktë të gjuhës shqipe nga institucionet shqiptare.

Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut është një institucion i ri, i krijuar pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike në janar të këtij viti.

WhatsApp Image 2019 10 15 at 15.09.50