Postuar më: 11/09/2018

Takimi i parë i Grupit të Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Strategjisë për Diasporën

Sot u mbajt takimi i parë i Grupit të Koordinatorëve për Zbatimin e Planit të Strategjisë për Diasporën (2018-2024) në ambientet e Kryeministrisë.

Koordinatorët, të drejtuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën, janë përgjegjës për bashkërendimin e punës me zbatimin e masave të Planit të Veprimit në institucionet përkatës.

Grupi i Koordinatorëve përfaqësohet nga zëvendësministrat e ministrive përkatëse si edhe nga dy ekspertë të fushës në nivel ekzekutiv.

Ministri Majko u prezantoi anëtarëve të Grupit të Koordinatorëve planin e punës si edhe detyrat përkatëse dhe theksoi se progresi mbi ecurinë e masave të Planit të Strategjisë do të reflektohet përmes hartimit të një buletini çdo tre muaj.

Takimi i radhës do të zhvillohet lidhur me organizimin e Samitit të Diasporës.