Kryeministri i Republikës së Shqipërisë ka firmosur urdhrin nr. 76 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës të Qendrës së Botimeve për Diasporën” dhe Shpalljen e vendeve të lira të punës në Qendrën e Botimeve për Diasporën si dhe ngritjen e komisionit përgjegjës për rekrutimin e personelit.
Ky urdhër është lëshuar në mbështetje të pikës 3, të nenit 102, të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.152\2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.01.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”:
Urdhrin e plotë mund ta lexoni këtu:
Për të gjithë të interesuarit pozicionet e lira në Qendrën e Botimeve për Diasporën mund ti gjeni këtu:
PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË BOTIMIT, KOORDINIMIT DHE SHPËRNDARJES
SPECIALIST PËR KOORDINIMIN DHE SHPËRNDARJEN NË SEKTORIN E BOTIMIT, KOORDINIMIT DHE SHPËRNDARJES
SPECIALIST PËR REDAKTIMIN E BOTIMEVE NË SEKTORIN E BOTIMIT, KOORDINIMIT DHE SHPËRNDARJES
SPECIALIST PËRKTHIMI NË SEKTORIN E BOTIMIT, KOORDINIMIT DHE SHPËRNDARJES
PËRGJEGJËS SEKTORI NË SEKTORIN E DIGJITIMIT, KOMUNIKIMIT DHE PROJEKTEVE
SPECIALIST IT NË SEKTORIN E DIGJITIMIT, KOMUNIKIMIT DHE PROJEKTEVE
SPECIALIST PËR DIGJITIMIN NË SEKTORIN E DIGJITIMIT, KOMUNIKIMIT DHE PROJEKTEVE
SPECIALIST JURIST NË SEKTORIN E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
TEKNIK I MESËM SEKTORIN E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
PUNONJËS PASTRIMI NË SEKTORIN E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
Dorëzimi i dokumenteve bëhet brenda datës 26/04/2019, në Zyrën e Protokollit të QBD-së pranë Kryeministrisë dhe në postën elektronike të QBD-së info@qbd.gov.al