Kryeministri miratoi propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën për shfuqizimin e urdhrave nr. 135, nr.136, dhe nr.138 të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën, të cilët konsistonin në ngritjen e grupeve të punës për përcaktimin e koordinatorëve shtetëror për informimin e Diasporës, programin vjetor të Aktiviteteve për Diasporën dhe koordinatorin e Bursave.
Tre koordinatorët e përzgjedhur nga grupet e punës janë: për informimin e Diasporës, z. Fatjon Hallkaj, Drejtor i Programimit dhe Zhvillimit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), për Programin vjetor të Aktiviteteve për Diasporën u zgjodh zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Ornela Cuci dhe koordinator i Bursave, zëvendësministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, z. Redi Shtino.
Më poshtë mund të lexoni Urdhrin dhe raportin e plotë për shfuqizimin e tij: