Postuar më: 18/12/2018

Reforma e politikave shtetërore për Diasporën në një botim të plotë

Politikat e reja shtetërorë të hartuara nga Ministrit të Shtetit për Diasporën botohen për herë të parë në përmbledhjen “Politika shtetërore për Diasporën”. Rreth një vit më parë Shqipëria nuk kishte legjislacion apo strategji për shtetasit apo bashkëkombasit e saj jashtë vendit.

Sot pas një punë voluminoze të institucionit të ministrit të Shtetit për Diasporën vjen në një botim të plotë gjithë korniza e re dhe e plotë ligjore, që nga krijimi i institucioneve shtetërore, shtimi i burimeve financiare, materiale e njerëzore për këtë qëllim etj.

Materiali i paraqitur në këtë botim shërben për informimin e shtetasve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit për ecurinë e detajuar të strukturave shtetërore dhe legjislacionit të ri për marrëdhëniet me Diasporën shqiptare.

Reforma e politikave shtetërore në fushën e Diasporës mbështetet në kërkesat imediate për implementimin e plotë të dispozitave kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë por edhe me promovimin e angazhimit të Diasporës me vendin e origjinës si dhe qasjen drejt një ndërgjegjeje evropiane për rëndësinë e Diasporës në ndërtimin e urave lidhëse midis vendeve pritëse dhe vendit të origjinës etj.