Postuar më: 22/11/2018

Qeveria miraton vendimin për kalimin e projektligjit për “Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për vetëqeverisjen vendore” në Parlament

Qeveria ka miratuar ndryshimet në projektligjin “Disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin Nr.139/2015,” për qeverisjen vendore. Ky ligj parashikon krijimin e një strukture të posaçme (zyra të veçanta) për Diasporën në njësitë e qeverisjes vendore.

Në bazë të ligjit, Bashkitë janë përgjegjëse për ndërtimin e një strukture e cila do të shërbejë për kryerjen e disa funksioneve. Si nxitjen e organizimeve, brenda dhe jashtë vendit, për mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm e forcimin e marrëdhënieve me Diasporën dhe migrantët shqiptarë, dhënien e ndihmës e të informacionit për çështje që lidhen me regjistrimin e fitimin e shtetësisë si dhe dhënien e ndihmës së informacionit për legjislacionin shqiptar në fuqi për të interesuarit nga Diaspora dhe migracioni, në fushën e investimeve.

 

Në link-un e mëposhtëm mund ta lexoni të plotë:

PROJEKTLIGJ PËR “DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.139/2015, “PËR VETËQEVERISJEN VENDORE”