Institucioni më i ri i ministrit të Shtetit për Diasporën, Qendra e Botimeve për Diasporën mbajti sot mbledhjen e tij të parë. Në takimin ku ishte i pranishëm ministri i Shtetit për Diasporën dhe drejtori i QBD, z.Abraham Gashi Këshilli Koordinues zgjodhi drejtorin, znj.Persida Asllani e cila aktualisht drejton Bibliotekën Kombëtare.
Në takim anëtarët e Këshillit Koordinues diskutuan për strategjinë me të cilën do të funksionojë QBD, por vëmendja u ndal tek ngritja e një komisioni të veçantë për përzgjedhjen, shqyrtimin dhe miratimin e teksteve që do të botohen nga QBD.
Misioni për të cilin është krijuar QBD-së është botimi i teksteve të cilat do ti shërbejnë Diasporës. Sipas programit arsimor, QBD do të ndihmojë dhe do të përkrah zhvillimin e proçesit mësimor të gjuhës shqipe në pjesëtarët e Diasporës duke kontribuar në ruajtjen e kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të Diasporës me vendin e origjinës.
Në mbledhje u diskutua edhe për hartimin e kurrikulave të përbashkëta me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe komunitetin e Shqiptarëve në Greqi në mënyrë që fëmijët shqiptarë të mësojnë gjuhën shqipe me tekste të unifikuara për gjithë Diasporën.
Gjatë takimit të sotëm u prezantua gjithashtu edhe projek-buxheti i QBD për 2019-2021.