Ministri i Shtetit për Diasporën, z.Pandeli Majko prezantoi sot Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës i cili është një nga tre strukturat kryesore të cilat do të aplikojnë politikat e reja e shtetërore për Diasporën shqiptare.
Në fjalën e tij përshëndetëse ministri tha se Fondi i Zhvillimit të Diasporës ka garancitë e nevojshme juridike të një institucioni publik jobuxhetor i cili kërkon të hapë një faqe të re marrëdhëniesh me donatorët e interesuar.
“Fondi është një krijim ambicioz, po aq edhe një platformë e hapur bashkëpunimi për projekte të cilat kanë lidhje me realizimin e një marrëdhënie të konsoliduar midis vendlindjes dhe Diasporës” – tha ministri.
Me tej ai theksoi se Krijimi i Fondit për Zhvillimin e Diasporës është shprehë e faktit se migracioni shqiptar po del nga faza e staniacionit të pas viteve 90-të në Perëndim. “Migracioni shqiptar ka filluar të organizohet dhe ambiciet e tij janë të mirëkuptueshme” – tha ministri.
E pranishme në këtë prezantim ishte edhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato e cila në fjalën e saj tha se institucioni që ajo drejton është i hapur për bashkëpunimin dhe krijimin e politikave të cilat do të mundësonin një angazhim më të madh të Diasporës shqiptare në vendin tonë.
Drejtoresha Ekzekutive e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për Diasporën znj.Soana Jaupllari bëri një prezantim të përgjithshme të misionit të këtij institucioni, duke u ndalur tek projektet konkrete që ky fond do të realizojë për të mbështetur anëtarët e Diasporës për të dhënë kontributin e tyre në çështjet arsimore, kulturore e shëndetësore.
Gjithashtu ajo shpjegoi se një nga qëllimet kryesore të FSHZHD është edhe hartimi, menaxhimin financimi zbatimi dhe mbikëqyrja e projektet që lidhen me misionin e tij.