Postuar më: 23/07/2018

Përcaktohen Koordinatorët për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën

Kryeministri Rama nxorri Urdhërin për Përcaktimin e Grupit të Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2018-2024. Koordinatorët janë përgjegjës për bashkërendimin e punës me masat e Planit të Veprimit në institucionet përkatës. Grupi i Koordinatorëve kryesohet nga Ministri i Shtetit për Diasporën.

Grupi i Kordinatorëve do të bashkëpunojë edhe me ekspertë nga organizata jofitimprurëse, organizma ndërkombëtarë, universitetet dhe personalitete të fushës.

 

URDHËR Nr.98, PËR PËRCAKTIMIN E GRUPIT TË KOORDINATORËVE PËR ZBATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT TË STRATEGJISË KOMBËTARE PËR DIASPORËN 2018-2024, datë 16.07.2018