Për herë të parë një anëtar i Diasporës shqiptare do të jetë pjesë e një institucioni publik në Shqipëri. Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, për emërimin e znj. Anila Hyka Smorgrav, si anëtare të Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Ajo do të jetë pjesë e këtij këshilli si përfaqësuese nga Këshilli Koordinues i Diasporës.
Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu edhe anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës duke plotësuar kështu numrin e plotë të anëtarëve të këtij këshilli sipas vendimit “Disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr.594, datë 09.10.2018, të Këshillit të Ministrave “Për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të këshillit drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”.
Për pjesën e mbetur të mandatit, emërohen anëtar të Këshillit Drejtues: Znj. Fjoralba Caka emërohet në vend të Znj. Teuta Vodo, si përfaqësuese nga ministria përgjegjëse për drejtësinë; Z. Kostandin Shkurti emërohet në vend të Znj. Besa Shahini, si përfaqësues nga ministria përgjegjëse për arsimin si dhe znj. Kozeta Angjeliu e cila emërohet në vend të Znj. Mimoza Hysa Çuliqi, si përfaqësuese nga ministria përgjegjëse për kulturën.
Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu: