Postuar më: 21/12/2020

Për herë të parë, botohet revista e raportimeve vjetore të Koordinatorëve Shtetërorë për vitin 2020

Revista informuese “Raportimi i Koordinatorëve Shtetëror – 2020” është një botim i veçantë elektronik i Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Revista paraqet raportimet vjetore të Koordinatorëve Shtetërorë për vitin 2020 për çështje që kanë të bëjnë me fushën e tyre të përgjegjësisë në aplikimin e politikës shtetërore për diasporën shqiptare.

Koordinatorët shtetërorë emërohen me urdhër të veçantë të Kryeministrit. Ata janë personat përgjegjës për koordinimin ndërinstitucional të çështjeve që mbulojnë.

Pjesë e kësaj reviste janë raportimet vjetore të:

– Koordinatorit shtetëror për marrëveshjet shtetërore në fushën e sigurimeve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, të zëvendësministrit për evropën dhe punët e jashtme, zotit Sokol Dedja
– Personit përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që vuajnë heqjen e lirisë jashtë vendit, të drejtave të migrantëve nëpërmjet informimit mbi mundësitë e ndryshme për të apeluar ndaj shkeljeve të të drejtave të tyre, në strukturat e vendeve pritëse si dhe në ato ndërkombëtare, të zëvendësministrit të drejtësisë, zonjës Adea Pirdeni
– Koordinatorit shtetëror për marrëveshjet shtetërore në fushën e njohjes së lejeve të drejtimit të automjeteve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, të zëvendësministrit të infrastrukturës dhe energjisë, zotit Artan Shkreli
– Koordinatorit shtetëror për informimin e diasporës, drejtorit pranë drejtorisë së sistemeve në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), zonjës Jona Hoxha
– Koordinatorit shtetëror për programet/donatorët të cilët ofrojnë bursa studimi për jashtë vendit, zëvendësministrit të arsimit, sportit dhe rinisë, zotit Oltion Rrumbullaku
– Koordinatorit shtetëror për organizimin e programit vjetor të aktiviteteve për diasporën shqiptare, zëvendësministrit të turizmit dhe mjedisit, zonjës Ornela Çuçi
– Koordinatorit shtetëror për realizimin e Programit “Jam Shqiptar” të gjuhës dhe kulturës shqipe, zëvendësministrit së arsimit, sportit dhe rinisë, zonjës Aspasjana Kongo

Raportimet vjetore të koordinatorëve shtetërorë paraqiten në Komitetin Shtetëror të Diasporës që drejtohet nga Kryeministri dhe në Komisionin e Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë.

Revistën e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

RAPORTIMET E KOORDINATORËVE SHTETËRORË 2020