Institucioni i Ministrit të Shtetit për Diasporën sapo ka nisur një mënyrë të re komunikimi, “Newsletter e Diasporës”.
Ky do të jetë një buletin i përjavshëm informativ i cili do të pasqyrojë aktivitete e ministrit të Shtetit për Diasporën dhe institucioneve në varësi, Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën.
Në këtë newsletter të parë do të gjeni një pasqyrë të plotë aktivitete të realizuara gjatë muajit dhjetor.
Qëllimi i “Newsletter e Diasporës” është të mbajë të informuar të gjithë lexuesit e Diasporës dhe më gjerë me zhvillimet më të fundit të institucionit, punën e bërë me strategjinë politikave për Diasporën etj.
Në linkun e mëposhtëm mund të lexoni newsletter-in e plotë:
http://diaspora.gov.al/wp-content/uploads/2019/01/newsletter-shqip.pdf