Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko zhvilloi një takim me z. Patrizio Pagano, Drejtor Ekzekutiv i Bordit të Grupit të Bankës Botërore në Washington DC, i cili përfaqëson Italinë, Shqipërinë, Greqinë dhe disa vende të tjera.
Në këtë takim u diskutua mundësia e thellimit të mbështetjes me projekte të Diasporës shqiptare, si një bashkëpunim midis ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë në kuadrin e Strategjisë së Bankës Botërore për vendin.
Synimi i këtij projekti do të ishte kanalizimi i remitancave në një mënyrë të qëndrueshme për zhvillimin e vendit. U diskutua edhe mundësia e organizimit të një takimi vjetor rajonal për remitancat.
Gjatë takimit ministri njohu përfaqësuesit e Bankës Botërore me politikat shtetërore shqiptare për Diasporën si dhe ecurinë e Strategjisë Kombëtare të Diasporës.