Postuar më: 05/10/2019

Në ditën e dytë të konferencës “Sud e Futuri”

Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko po merr pjesë në ditën e dytë të konferencës “Sud e Futuri”, e cila po zhvillohet në Mondello (Palermo), Itali.

Në fjalën e tij përshëndetëse ministri Majko përgëzoi iniciativën e Fondacionit “Magna Grecia” për organizimin e kësaj konference, pasi ka një rëndësi për gjenerimin e ideve të reja që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe kulturor jo vetëm të vendeve të jugut të Italisë, por të gjitha vendeve të Mesdheut.

“Ky është një diskutim i vlefshëm jo vetëm për Italinë, por edhe për vendet e tjera të Mesdheut. Për të kuptuar ndryshimin na duhet të kuptojmë situatën ku ndodhemi. Strategjitë shpesh i ngjajnë “urave” të paqëndrueshme. Në Sicili e ketë vështirë të flasësh kur di se sa shumë ka për tu bërë. “Jugu dhe e Ardhmja” (Sud e Futuri), na kujtojnë një definicion që po bëhet ndërkombëtar. Ai përfaqëson ndarjen e “veriut” të pasur dhe “jugut” të bukur por më të varfër” u shpreh ministri Majko.

Gjithashtu ai vlerësoi edhe punën e Fondacionit “Magna Grecia” në promovimin e vlerave kulturore dhe ngritjen e cilësisë së jetesës në të gjitha vendet e Italisë në përgjithësi.

Kjo konferencë tre ditore po i jep rëndësi diskutimeve për zhvillimin socio-ekonomik të pjesë jugore të Italisë mes ekspertëve të fushave të ndryshme nga vendet e Mesdheut.