Postuar më: 13/02/2019

Miratohet vendimi për rregullat e administrimin e llogarive të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës  

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës si një nga strukturat kryesore të aplikimit të politikave të reja shtetërore për Diasporën shqiptare tashmë ka instrumentat financiarë nëpërmjet të cilave do të operojë për të realizuar nxitjen e zhvillimit social-ekonomik të Diasporës.

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për miratimin e rregullave dhe të procedurave të hollësishme për administrimin e llogarive, krijimin dhe përdorimin e të ardhurave, të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, çka do të shërbejë për veprimtarinë e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës në hartimin, menaxhimin, financimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e projekteve të lidhura me misionin e tij.

Për mësuar më shumë mund të lexoni vendimin e plotë në  link-un e mëposhtëm:

VENDIM PER MIRATIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE TË HOLLËSISHME PËR ADMINISTRIMIN E LLOGARIVE, KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E TË ARDHURAVE, TË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS