Postuar më: 05/10/2019

Miratohet vendimi për ndryshimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të FSHZHD-së

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimin e Vendimit 594, të datës 9.10.2018, “Për emërimin e Kryetarit dhe të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillim e Diasporës”.
Sipas këtij vendimi, znj. Dajna Sorensen, e cila do të jetë edhe Kryetare e Këshillit Drejtues të FSHZHD-së, zëvendëson z. Elton Haxhi, përfaqësues nga Ministria e Financave. Gjithashtu znj. Mira Hoxha emërohet si përfaqësuese nga ministria përgjegjëse për punët e jashtme në vend të z. Andris Stastoli.
Këshilli Drejtues i FSHZHD-së është një organ vendimmarrës për çështjet financiare, organizative dhe administrative të FSHZHD-së, në përmbushje të detyrave dhe funksioneve të tij.

Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu:

VENDIM Nr. 648, PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.594, DATË 9.10.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS”, TË NDRYSHUAR, datë 2.10.2019