Postuar më: 25/09/2020

Miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 756, datë 23.9.2020 “Për Funksionimin e Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën”

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e radhës procedurën e funksionimit të komisionit Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën.
Sipas këtij vendimi, detyrat e këtij komisioni përfshijnë hartimin e standardeve të teksteve mësimore të përbashkëta për Diasporën, hartimin e paketës së dokumenteve për procedurat e konkurrimit për tekstet mësimore të përbashkëta për Diasporën, përcaktimin e kritereve të recensuesve të teksteve mësimore të përbashkëta për diasporën si dhe miratimin e teksteve mësimore të përbashkëta fituese për Diasporën.

Ky komision i ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe në përbërje të tij ka përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës dhe Ministria për Punët e Jashtme dhe Diasporën së Republikës së Kosovës 5 (pesë) përfaqësues si dhe 5 (pesë) përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë dhe ministri i Shtetit për Diasporën.

Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu:

VENDIM Nr. 756, PËR FUNKSIONIMIN E KOMISIONIT TË PËRBASHKËT TË SHQIPËRISË DHE KOSOVËS PËR MIRATIMIN E TEKSTEVE TË PËRBASHKËTA PËR DIASPORËN, datë 23.9.2020