Postuar më: 18/02/2021

Miratohet Urdhri Nr. 30, datë 17.02.2021 “Për caktimin e Grupit të Koordinatorëve për Zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporës 2021-2025”

Me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë miraton urdhrin për ngritjen e grupit Koordinatorëve për Zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2021-2025.

Grupi i koordinatorëve kryesohet nga ministri i Shtetit për Diasporën dhe në përbërje ka zëvendësministrat si edhe dy ekspertë të fushës në ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme, arsimin, financat, turizmin, punët e brendshme, drejtësinë, shëndetësinë, bujqësinë, kulturën; përfaqësues të ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Akademisë së Shkencave; dhe titullarët e INSTAT-it, AKSHI-t dhe Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Grupi i Koordinatorëve është përgjegjës për bashkërendimin e punës për zbatimin e masave të Planit të Veprimit në institucionin, të cilin përfaqësojnë. Ka për detyrë ndjekjen dhe zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2021-2025, si dhe përcaktimin e detajimin e kostove dhe të indikatorëve për të gjitha masat e parashikuara në planin e veprimit.

Urdhrin e plotë mund ta lexoni këtu:

URDHËR Nr. 30, PËR PËRCAKTIMIN E GRUPIT TË KOORDINATORËVE PËR ZBATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT TË STRATEGJISË KOMBËTARE PËR DIASPORËN 2021-2025, datë 17.2.2021