Postuar më: 12/02/2019

Miratohet koordinatori kombëtar për Programin vjetor të Aktiviteteve për Diasporën

Në mbështetje të pikës 3, të nenit 102, të Kushtetutës, dhe të vendimit nr.259, datë 9.5.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2018-2024 dhe të planit të veprimit”, u miratua sot propozimi i ministrit të Shtetit për Diasporën për caktimin e zëvendësministrit të Turizmit dhe Mjedisit, znj. Ornela Çuçi, si koordinator shtetëror për ndjekjen dhe organizimin e programit vjetor të aktiviteteve shtetërore në interes të diasporës shqiptare dhe “Ditët e Shqipërisë” .

Zv.ministrja Çuçi do të jetë përgjegjëse për koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve në vendet pritëse të komuniteteve shqiptare në Diasporë, mbi bazën e një programi vjetor si dhe aktivitete të tjera periodike për turizmin shqiptar.

Informacioni i plotë në linku-n e mëposhtëm:

URDHER Nr.44 PËR CAKTIMIN E KOORDINATORIT SHTETËROR PËR ORGANIZIMIN E PROGRAMIT VJETOR TË AKTIVITETEVE PËR DIASPORËN SHQIPTARE