Postuar më: 31/01/2020

Miratohet akti normativ “Për disa shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, ’Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”

Objektivi i këtij akti normativ, i propozuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën, është përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat për shtetasit e huaj dhe shtetasit e huaj me origjinë shqiptare që përfitojnë pension, si kusht lehtësues për vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Përmes zbatimit të tij, do të krijohet hapësirë dhe mundësi që shtetasit e huaj dhe shtetasit e huaj me origjinë shqiptare të zgjedhin Shqipërinë si vendbanimin e tyre pas daljes në pension si dhe do të ndikojë në forcimin e lidhjeve të shqiptarëve në Diasporë me vendin e tyre të origjinës.

Akti normativ parashikon strukturat e organeve tatimore si përgjegjëse për garantimin për trajtim të barabartë të subjekteve përfitituese dhe është në zbatim të Strategjisë Kombëtare për Diasporën.

Aktin normativ mund ta lexoni të plotë këtu:

AKT NORMATIV PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR