Postuar më: 11/04/2019

Ministri vizitë në Bibliotekën e Kongresit Amerikan

Në ditën e dytë të vizitës në SHBA, ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko vizitoi Bibliotekën e Kongresit Amerikan, në të cilën ruhen vepra të autorëve shqiptar si Fan Noli dhe Faik Konica.
Ministri u takua me përgjegjësin e seksionit Europian z. Grant Harris.

Njohës i mirë i botimeve në gjuhën shqipe, ai njohu ministrin me disa nga botimet e rralla në gjuhën shqipe që ndodhen në këtë bibliotekë, si gazeta “Taraboshi” botuar në SHBA në vitet 1913, etj. Minsitri dhe z.Harris biseduan për mundësinë e bashkëpunimit dhe pasurimin e kësaj biblioteke me botime me fokus Diasporën shqiptare, të cilat do të jenë në dispozicion të komunitetit shqiptar.
Si hap të parë të këtij bashkëpunimi, z.Harris iu dhuruan librat Politikat Shtetërore për Diasporën dhe Diaspora Shqiptare.