Postuar më: 11/04/2019

Ministri takohet me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të organizatës “Partneriteti për Qeveri të Hapur”, z.Joe Powell

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunime konkrete midis qeverisë shqiptare, kësaj organizate dhe shoqërisë civile, bashkëpunim ky i cili mund të çojë në hapjen e një zyre koordinimi të kësaj organizate në Shqipëri, si e vetmja pikë në rajon.

Z.Powell ftoi ministrin të marrë pjesë në samitin global që OGP do të organizojë në Ottawa, Kanada nga 29 deri 31 maj 2019. Në këtë samit do marrin pjesë 79 vendet anëtare, qeveritë lokale dhe rajonale, grupet e shoqërisë civile, partnerë të kësaj organizate.