Postuar më: 02/04/2019

Ministri takohet me studentët të shkollës ”London School of Economics”

Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko u takua me një grup studentësh të shkollës ”London School of Economics”, në Britaninë e Madhe. Gjatë bashkëbisedimit me ministrin, studentët shfaqën interesin për situatën politike në vendin tonë si dhe në rajon. Pjesë e grupit ishin edhe studentë shqiptarë, pjesë e Diasporës shqiptare në Britani. Interesi i tyre gjatë bisedës u fokusua më tepër te marrëdhëniet që vendi i origjinës dhe vendi ku jetojnë, pasi në të ardhmen shohin mundësinë për tu rikthyer e për të dhënë kontributin e tyre në Shqipëri.