Sot, Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko zhvilloi një takim informues me diplomatët e rinj, pjesë e Akademisë Diplomatike.
Gjatë këtij takimi ata u njohën me strukturat e ministrit të Shtetit për Diasporën, funksionin e tyre dhe politikat shtetërore të hartuara dhe të zbatuara deri më sot.
Ministri z.Majko tha: “Si diplomatë shqiptar të së nesërmes, juve ju pret një rrugë e gjatë dhe plot sfida, ndaj do të jetë një hap i rëndësishëm për ju njohja dhe bashkëpunimin me komunitetin shqiptar në vendet ku do të punoni”.