Ministri i Shtetit për Diasporën, z.Pandeli Majko është duke zhvilluar një vizitë pune në Itali, ku gjatë ditës së sotme është takuar me përfaqësues të Konfederatës Kombëtare të Zejtarisë (KKZ). Të dy palët diskutuan mbi koordinimin dhe bashkëpunimin në fushën e sipërmarrjes dhe tregtisë, si një mjet i rëndësishëm për të nxitur investimet dhe për të forcuar marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë. Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutuan detajet konkrete për krijimin e Dhomës së Tregtisë për Diasporën Shqiptare në Itali (DHTDSHI), e cila në bashkëpunim me Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës do të jetë një pikë mbështetëse për biznesin e vogël dhe të mesëm të krijuar nga shqiptarët e vendosur në Itali.