Postuar më: 05/10/2019

Ministri merr pjesë në konferencën “Sud e Futuri” në Palermo

Gjatë vizitës në Itali, Ministri i Shteti për Diasporën z. Pandeli Majko mori pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të parë të konferencës “Sud e Futuri” në Mondello (Palermo), Itali. Qëllimi i kësaj konference është identifikimi i strategjive dhe politikave që ndikojnë në zhvillimin e jetës socio-ekonomike të vendit.
Ekspertë nga fusha e ekonomisë, politikës, kulturës, përfaqësues të universiteteve dhe gazetarë nga disa vende të Mesdheut, do të marrin pjesë në këtë konferencë ku do të paraqesin propozimet e tyre për zhvillimin e jugut të Italisë.

Pjesë e programit është zhvillimi i seminareve për të diskutuar rreth çështjeve me rëndësi siç janë: Qeverisja e Jugut; Mesdheut dhe skenarët globalë; Zhvillimi lokal dhe globalizimi; Legaliteti dhe demokracia; Ardhmëria, inovacioni dhe inteligjenca artificiale; Industria kulturore dhe skenarët e rinj në zhvillim.

Kjo konferencë e organizuar nga Fondacioni “Magna Grecia” do të vazhdojë deri të dielën më 6 tetor 2019.