Postuar më: 18/01/2020

Ministri Majko merr pjesë në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri” në Prishtinë

Sot, në përkujtim të 21-vjetorit të mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999, Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, mori pjesë në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri” në Prishtinë.

“Në ato ditë të vështira përcaktuam se kush jemi, nga vijmë dhe se ku duam të shkojmë. Në ato momente të vështira, të gjithë shqiptarët u bëmë një. Më 1999, ne kuptuam që nuk bëjmë pa njëri-tjetrin, nga ajo kohë ne kemi filluar një udhëtim të përbashkët”, u shpreh ministri Majko.

Këtë akademi solemne e përshëndeti edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, të cilët falënderuan dhe vlerësuan solidaritetin dhe bujarinë e popullit shqiptar në një vit jashtëzakonisht të vështirë për kombin tonë.

82578600 909099249569180 4681329626096599040 o