Postuar më: 26/01/2018

Ministri Majko takon Avokatin e Popullit në Greqi

asw

Problematikat e komunitetit shqiptar në Greqi ishte në fokus të bisedimeve mes Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko dhe Avokatit të Popullit në Greqi z. Andreas I. Pottakis. Avokati i Popullit e njohu Ministrin Majko lidhur me vështirësitë me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë atje. Z. Pottakis bëri të ditur se qindra shqiptarë i drejtohen çdo vit zyrës së tij, kryesisht lidhur me çështjet e pensioneve dhe sigurimeve. Nga ana e tij z. Majko u ofrua të ndihmojë për krijimin e lehtësirave për shqiptarët atje dhe kërkoi krijimin e praktikave mbështetëse pranë Avokatit të Popullit, për studentët që studiojnë në Greqi. Ministri i Shtetit për Diasporën kërkoi që emigrantët shqiptarë të vazhdojnë të trajtohen me prioritet, pasi siç u shpreh, baza e marrëdhënieve mes dy vendeve janë ato njerëzore.