Postuar më: 27/07/2021

Ministri Majko me delegacionin rumun, bashkëpunim i mëtejshëm mes dy vendeve

Ministri Majko

 Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko zhvilloi sot një takim me përfaqësues të ambasadës Rumune në vendin tonë me praninë e S.T.S. Octavian Serban Ambasador, Znj Oana Ursache, sekretare shteri dhe S. Radu Cosma, këshilltar. Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet mes dy vendeve, marrëdhënie të vendosura shekuj me parë, kohë kur Rumania shërbeu si djepi i një prej lëvizjeve me te mëdha dhe më me ndikim të Diasporës Shqiptare, si vendi ku lindën, u krijuan klubet e shqiptarëve, shoqatat patriotike e shtypi me karakter kombëtar.

Ministri Majko e njohu Ambasadorin Serban me politikat e krijuara për Diasporën shqiptare dhe projektet e realizuara deri më sot. Ku theksoi rishikimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe Planin e Veprimit 2018 – 2024, dinamika e së cilës coi në ezaurimin përpara afatit kohor, dhe në miratimin e Strategjisë së re Kombëtare të Diasporës Shqiptare dhe Planin e Veprimit 2021 – 2025.

Ndër arritjet më të rëndësishme të këtyre katër viteve ministri Majko veçoi punën e komisionit të përbashkët Kosovë-Shqipëri për unifikimin e teksteve të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë, si dhe raportet periodike mbi Remitancat të cilat hartohen dhe publikohen sipas marrëveshjeve të realizuara me Bankën e Shqipërisë dhe INSTAT-in.

“Botimet e periodike të Agjencisë Kombëtare te Diasporës dhe Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, janë përmbledhje shteruese të të gjitha problematikave të Diasporës Shqiptare. Vlen të Theksohet se këto botime janë në dy gjuhë shqip dhe anglisht, jo vetëm për ti dhënë mundësinë brezit të dytë dhe të tretë të fëmijëve të Lindur në Diasporë, por edhe vendeve fqinje të njohin problematika, eksperiencën dhe modelet tona në lidhje me dinamikën e Diasporës”, u shpreh ministri Majko.

Ambasadori Serban uroi ministrin e Diasporës për punën e deritanishme duke shprehur vlerësim për projektet e realizuara deri më sot.

 

Foto 1

Foto 2