Postuar më: 08/10/2019

Firmoset marrëveshja me UNESCO-n  

Sot, Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko firmosi një Memorandum Mirëkuptimi me z. Jaagz Bajaj, përfaqësues i Fondacionit për Politikat Diplomatike dhe Kërkim Shkencor (DRPF) si dhe ekspert i UNESCO-s për Shqipërinë.

Firmosja e këtij memorandumi ka një rëndësi të veçantë për forcimin e marrëdhënieve mes palëve në lidhje me realizimin e një arsim sa më cilësor, promovimin dhe zhvillimin e kërkimit shkencor si dhe krijimin e një programi për arsimin në gjuhën shqipe që do t’u vijë në ndihmë komuniteteve shqiptare në Diasporë për të promovuar gjuhën dhe kulturën shqiptare.