Postuar më: 01/11/2018

Ministri i Shtetit për Diasporën takon homologun Irlandez. Dy vendet gati për marrëveshje bashkëpunimi.

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Irlandë, Ministri i Shtetit për Diasporën, z.Pandeli Majko zhvilloi një takim dypalësh me homologun irlandez Ciarán Cannon. Dy ministrat biseduan për arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe në fushën e Diasporës si dhe bashkëpunimin në projekte të përbashkëta.


Gjatë këtij takimi dy ministrat biseduan për eksperiencat në fushën e Diasporës. Ministri irlandez i shpjegoi z.Majko projektet e Diasporës në Irlandë, ndërsa z.Majko e informoi mbi ecurinë në punën me Diasporën Shqiptare. Takimi mes dy Ministrave ishte shume i përzemërt dhe pala irlandeze u shpreh e gatshme të ofrojë ndihmë me eksperiencën e saj.

Gjatë ditës së sotme Ministri gjithashtu pati takime edhe me përfaqësues të organizatës “Ireland Reaching Out” dhepërfaqësues të projektit “Galway Tribal Diaspora Project” ku është njohur më shumë me eksperiencën irlandeze të angazhimit të Diasporës.

.