Postuar më: 07/12/2018

Mbledhja e radhës e Grupit të Koordinatorëve për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës

Grupi i Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Strategjisë për Diasporën realizoi mbledhjen e radhës ku diskutoi mbi disa pika të rëndësishme të Strategjisë Kombëtare të Diasporës.

Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko bëri një prezantim të shkurtër të ecurisë së punës me buletinin e dytë të Planit Vjetor për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe mbi pika të tjera të strategjisë si draft programi vjetor i aktiviteteve etj.