Postuar më: 14/02/2019

Mbahet mbledhja e radhës për përgatitjen e programacionit të dedikuar për Diasporën në RTSH

Ditën e sotme grupi ndërinstitucional i punës për përgatitjen e platformës së programeve, të emisioneve, të posaçme, për mësimin e gjuhës shqipe, kulturën shqiptare dhe identitetin kombëtar të dedikuara për Diasporën, ka mbajtur mbledhjen e radhës ku u diskutua mbi propozimet e ministrive përkatëse për realizimin e emisioneve të dedikuara televizive që do të kenë në fokus shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

 

Qëllimi kryesor i këtij grupi pune të përbërë nga ministri i Shtetit për Diasporën, ministri përgjegjës për arsimin, zëvendësministri përgjegjëse për arsimin,  zëvendësministri përgjegjës për kulturën si dhe zëvendësministri në ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme, është përgatitja e një platforme programesh të posaçme për mësimin e gjuhës shqipe, kulturën shqiptare dhe identitetin kombëtar të cilat do të transmetohen në RTSH Diaspora, me qëllim përhapjen e kulturës dhe traditës shqiptare në Diasporë.