Postuar më: 12/01/2021

Marrëveshja/ Ministria e Diaporës dhe IOM bashkëpunim në projektet për diasporën

Ministria e Shtetit për Diasporën dhe IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin) kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me interesa të përbashkëta për sa i përket promovimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve shqiptare që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe vendeve pritëse.

Sipas kësaj marrëveshjeje, të dy palët mund të vendosin të veprojnë bashkërisht në zbatimin e projekteve me institucionet e Ministrisë së Diasporës: Agjencinë Kombëtare të Diasporës, Fondin Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës, Qendrën e Botimeve të Diasporës dhe Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët që janë me interes të përbashkët.

Gjithashtu, të dyja palët mund të krijojnë komisione, komitete ose organe të tjera teknike ose këshilluese, për t’i këshilluar ata për çështje me interes të përbashkët.

Fushat e bashkëpunimit mes dy institucioneve do të jenë angazhimi i diasporës për zhvillim në përputhje me politikat e përgjithshme, për zhvillim territorial dhe forcim institucional nëpërmjet transferimit të aftësive dhe dijeve, si dhe angazhimi i diasporës në zhvillimin e vendit nëpërmjet investimeve

Një fokus të veçantë ka edhe zbatimi i programit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” që do të ketë interesin e bashkëpunimit të Ministrisë së Diasporës dhe IOM.

Marrëveshjen e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NDËRMJET MINISTRIT TË SHTETIT PËR DIASPORËN, QEVERIA E SHQIPËRISË DHE ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE PËR MIGRACIONIN (ONM) “PËR KONSULTIM NË ÇËSHTJET ME INTERES TË PËRBASHKËT”, datë 12.01.2021