Postuar më: 18/04/2019

Lejet e drejtimit për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, miratohet koordinatori shtetëror

Kryeministri ka miratuar propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën për përcaktimin e koordinatorit shtetëror për marrëveshjet shtetërore në fushën njohjes së ndërsjellët të lejeve të drejtimit për shtetasit shqiptarë jashtë vendit.

Në këtë funksion do të jetë zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, z.Artan Shkreli.

Koordinatori shtetëror do të ndjekë procesin e negociimit të marrëveshjeve dypalëshe shtetërore në fushën e njohjes së lejeve të drejtimit të automjeteve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, gjithashtu do të jetë përgjegjës për koordinimin ndërinstitucional të marrëveshjeve shtetërore deri në nënshkrimin e tyre.

Më poshtë mund të lexoni urdhrin e plotë:

 

URDHËR Nr.78, PËR CAKTIMIN E KOORDINATORIT SHTETËROR PËR MARRËVESHJET SHTETËRORE NË FUSHËN E NJOHJES SË LEJEVE TË DREJTIMIT TË AUTOMJETEVE PËR SHTETASIT SHQIPTARË JASHTË VENDIT, datë 17.4.2019