Postuar më: 16/03/2021

Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për Agjencinë Kombëtare të Diasporës

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në ligjin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës me 88 vota pro, pesë kundër dhe pesë abstenim.

Ndryshimet e miratuara tashmë synojnë kryerjen e disa shtesave dhe ndryshimeve në ligjin aktual, që lidhen me përmirësimin e kuadrit ligjor të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, duke u mbështetur në zhvillimin e punës së Agjencisë dhe problematikat e hasura gjatë zbatimit të legjislacionit gjatë këtyre viteve të funksionimit.

“Diskutimet e tepërta do të ishin jo të zakonshme për arsyen e thjeshtë se në diskutimet që ka pasur në Komisionin e Politikës së Jashtme për këto ndryshime të propozuara nga deputeti Adnor Shameti ka pasur konsensus të plotë”, tha në Kuvend ministri i Shtetit Pandeli Majko duke shtuar se ato përmirësojnë veprimtarinë administrative të Agjencisë Kombëtare të Diasporës.