Postuar më: 24/02/2021

Kurrikula e përbashkët/ Nis konkursi për tekstet e gjuhës shqipe në Diasporë

Ka nisur zyrtarisht procesi për hartimin e teksteve të përbashkëta mësimore për Diasporën. Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, ministria e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës dhe Ministri i Shtetit për Diasporën (Qendra e Botimeve për Diasporën) kanë publikuar thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin mësimor për mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë, me titullin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” niveli I.

Ky hap vjen pas firmosjes së urdhrit të përbashkët pak ditë më parë për miratimin e paketës së dokumenteve mbi procedurat e zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për Diasporën, kritereve për recensuesit e teksteve mësimore për Diasporën dhe shpalljen e konkursit për tekste mësimore për Diasporën mes ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Kosovës z. Ramë Likaj, ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj.Evis Kushi dhe ministrit të Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko, Qendra e Botimeve për Diasporën dhe dy ministritë përgjegjëse për arsimin, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, publikojnë thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin mësimor për mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë, me titullin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” niveli I.

Ftohen të aplikojnë, shtëpitë botuese, që përmbushin kushtet dhe kriteret e përcaktuara në paketën e dokumenteve mbi procedurat e zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për Diasporën, miratuar në shkurt 2021.

Subjekti aplikues paraqitet brenda kohës së orarit zyrtar të punës së Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën për të dorëzuar dokumentacionin ligjor dhe teknik si dhe dorëshkrimin e tekstit mësimor përkatësisht: Në datat 26-28 korrik 2021 në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Prishtinë dhe në datat 29-31 Korrik në Qendrën e Botimeve për Diasporën në Tiranë

Shpallja e rezultateve të konkursit dhe fituesit do të bëhet në muajin gusht 2021.

Për shkarkimin e materialeve të nevojshme për aplikim dhe për hartimin e teksteve mësimore, klikoni këtu:

https://drive.google.com/drive/folders/1fOUmjNY9qIMKhUcQFQ0MVËj3DYyC41u9