Grupi i Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën realizuan takimin e radhës për shqyrtimin e ecurisë së planit të strategjisë për Diasporën.
Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko bëri një prezantim të shkurtër të çështjeve me rëndësi në këtë strategji.
Gjatë takimit u diskutuan detajet në lidhje me Buletinin e dytë të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2018-2024.
Grupi i Koordinatorëve përbëhet nga përfaqësues të 12 ministrive dhe përfaqësues të institucioneve të tjera, të cilët do të bashkëpunojnë me Ministrin e Shtetit për Diasporën për zbatimin e Planit të Strategjisë së Diasporës 2018-2024.