Postuar më: 19/04/2019

Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin “Magna grecia” 

Me dëshirën për të bashkëpunuar në fushën e kërkimit dhe inovacionit Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko, Presidenti i Fondacionit “Magnagrecia”, z. Antonino Foti firmosën një marrëveshje bashkëpunimi dhe Drejtoresha e Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës, Znj. Soana Jaupllari firmosën një marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje parashikon bashkëpunimin shkencor dhe në fushën e kulturës në bazë të të cilit do të krijohet, në partneritet, një Observator që do të monitorojë komunitetin shqiptar në Itali dhe do të ofrojë informacion të dobishëm për proceset vendimmarrëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës (FSHZHD), si dhe do të promovojnë krijimin e një rrjeti për zbatimin e programeve dhe projekteve.

Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni marrëveshjen e plotë:

MARRËVESHJE NDËRMJET FONDACIONIT “MAGNA GRECIA” DHE FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS