Sot u firmos Memorandumi i bashkpunimit midis Ministrit të Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko, Ministres së Drejtësisë Znj. Etilda Gjoni dhe Presidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar Z.Ylli Alushi.
Ky memorandum bashkëpunimi ka në themel të tij dëshirën për të ndihmuar familjet që ndahen dhe humbin kontaktet me anëtarët e tyre, si rrjedhojë e migrimit apo situatave të tjera që kërkojnë ndërhyrje humanitare.
Gjithashtu, ky memorandum bashkpunimi ka për qëlllim shkëmbimin e informacionit, ne mënyrë të tillë që të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së njerëzve, të cilët janë ndarë me të afërmit e tyre, si rezultat i migracionit ose rrethanave të tjera të cilat kërkojnë ndërhyrje humanitare.
Një tjetër qëllim, është që të krijojnë procedura, me anë të cilave te ndihmojnë në shkëmbimin e informacionit të Kryqit të Kuq midis të afërmeve të familjeve të ndara, kur nuk ka mënyra të tjera komunikimi, dhe të koordinojnë veprimet për çështjet që kanë të bëjnë me dhënien e ndihmës së specializuar kur është e nevojshme.
Është e domosdoshme të vendosen procedura bashkëpunimi, për të marrë pjesë në ndihmën ndaj familjarëve në Shqipëri të cilët kanë humbur kontaktet më të afërmit e tyre që kanë shkuar në migracion dhe informimin mbi hapat që duhen ndjekur, nëse ekziston mundësia e kushteve të transferimit të vuajtjes së dënimit të tyre në sistemin e burgjeve në Shqipëri, pranë familjarëve të tyre, në përputhje me parashikimet e marrëveshje dy ose më shumë palëshe.
Në fjalën e tij Ministri Majko u shpreh se: “Krahasuar me numrin e popullsisë te migrantëve tanë jashtë vendit, nuk duhet harruar se kemi dhe njerëz të cilët sot ndodhen të burgosur nëpër burgjet Europës, të cilët janë pjesë e jona dhe si e tillë, meritojnë vëmendjen dhe ndihmën institucionale”.
Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni, shprehu vullnetin e saj institucional si dhe mbetet e angazhuar maksimalisht në nismën e re, të ndërmarrë bashkarisht me Ministrinë e Shtetit për Diasporën dhe Kryqin e Kuq për t’iu ardhur në ndihmë familjeve me qëllim rivendosjen e kontakteve me të afërmit e tyre dhe për atë kategori individësh të cilët mund të ndodhen në burgje në vendet e tjera europiane, apo dhe në vendin tonë.