Postuar më: 30/07/2021

Firmoset marrëveshja/ Më shumë aktivitete kulturore për Diasporën

diaspora lajm

Vlerësimi dhe promovimi i artit dhe kulturës në Diasporën Shqiptare është qëllimi i marrëveshjes së firmosur ditën e sotme mes ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko dhe ministres së Kulturës Elva Margariti.

Arti dhe kultura shqiptare janë pjesë e identitetit kombëtar shqiptar që na përfaqësojnë dhe në bazë të kësaj marrëveshjeje të firmosur dy ministritë angazhohen për zhvillimin e aktiviteteve të artit dhe kulturës së pjesëtarëve të Diasporës, ruajtjen e traditave kombëtare kulturore dhe nxitjen e shtrirjes së tyre.

Ngritja e Këshillit Koordinues të Artistëve në Diasporë është pjesë e kësaj marrëveshjeje ku anëtarë të saj do të jenë artistë të cilët gjatë karrierës së tyre kanë dhënë kontribut të çmuar në promovimin dhe zhvillimin e artit shqiptar. Procedurat dhe rregullat mbi të cilat do të krijohet Këshilli, do të bazohen në një rregullore të veçantë të miratuar nga palët.

Dy ministritë bien dakord të përkrahin, nxisin dhe zhvillojnë aktivitete të artit dhe kulturës të pjesëtarëve të diasporës, me synim ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit, të trashëgimisë kulturore, si dhe promovimin e shtrirjes së tyre.

Pjesë e marrëveshjes është dhe hartimi i nismave të përbashkëta të projekteve artistike dhe bashkëpunojnë në evidentimin artistëve shqiptarë të diasporës dhe të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në aktivitete.

Pjesë e saj është dhe krijimi i programit për të mbajtur kontakte të rregullta dhe për të zhvilluar një bashkëpunim praktik në çështjet që kanë të bëjnë me artin dhe kulturën në diasporë.

Më poshtë marrëveshja e plotë:

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NDËRMJET MINISTRISË SË KULTURËS DHE MINISTRIT TË SHTETIT PËR DIASPORËN PËR VLERËSIMIN DHE PROMOVIMIN E ARTIT DHE KULTURËS NË DIASPORËN SHQIPTARE, datë 29.07.2021