Postuar më: 13/11/2018

Diskutohen në komision detajet e Projekt-Buxhetit të parë të Diasporës

Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko prezantoi sot përpara Komisionit të Politikave të Jashtme disa propozime për ndryshimet në Projekt-Buxhetin për vitin 2019. Këto propozime për ndryshimet në Projekt-Buxhetin e parë për Diasporën, u diskutuan në detaje nga ky komision.

Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua në mënyrë të detajuar në lidhje me elementët e propozuar në Projekt-Buxhet.

 

komision 1

Ndër të tjera në fjalën e tij Ministri theksoi rëndësinë e funksionimit të Qendrës së Botimeve për Diasporën e cila do të shërbejë për hartimin e teksteve mësimore që do të përdoren në Diasporë për mësimin e gjuhës shqipe.

Gjithashtu Ministri nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me ministrinë homologe në Kosovë për konkretizimin e një kurrikule të përbashkët për shkolla shqiptare në Diasporë.