Postuar më: 20/02/2019

Bursat e studimit jashtë vendit, miratohet koordinatori shtetëror

Kryeministri ka miratuar propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën për përcaktimin e koordinatorit shtetëror për ndjekjen e programeve dhe donatorëve, të cilët ofrojnë bursa studimi për jashtë vendit, zëvendësministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, z. Redi Shtino.

Zv. ministri për Arsimin, Sportin dhe Rininë do të jetë përgjegjës dhe autorizohet të koordinojë punën ndërinstitucionale për ndjekjen dhe realizimin e masës 64, të planit të veprimit, të Strategjisë Kombëtare për Diasporën, sipas të cilës koordinatori duhet të rishikojë dhe orientojë programet dhe donatorët të cilët ofrojnë bursa studimore për jashtë vendit drejt fushave të ekspertizës për të cilat ka nevojë Shqipëria, si dhe vlerësimin e kryerjes së një studimi të thelluar mbi numrin e studentëve shqiptarë në universitetet jashtë vendit dhe mbi fushat ku ata specializohen.

Më poshtë mund të lexoni urdhrin e plotë:

URDHËR Nr. 47 PËR CAKTIMIN E KOORDINATORIT SHTETËROR PËR PROGRAMET/DONATORËT TË CILËT OFROJNË BURSA STUDIMI PËR JASHTË VENDIT